Aktualitet

Gjirokastra vishet me ngjyra në Qilim Fest

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Qilim Fest, një aktivitet që kombinon vlerat e traditës dhe tezgjahut, është një ngjarje e njohur në Gjirokastër, që tërheq të gjitha moshat dhe turistët.

Foto nga burimi: Gjirokastra vishet me ngjyra/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë e tezgjahut, tradita shqiptare tërheq turistët

Në qytetin e Gjirokastrës është organizuar edicioni i pestë i Qilim Fest, një aktivitet që ndërthur vlerat e traditës, qëndisjes, tezgjahut prej druri dhe artizanatit. Në pjesë të ndryshme të Pazarit karakteristik ishin ngritur kënde ku endëset në tezgjahun tradicional demonstronin proceset e përgatitjes së qilimave, rrugicave dhe sixhadeve.

Organizatorët e eventit shprehen se programi u ndërthurur me performanca artistike duke tërhequr të gjitha moshat si dhe turistët vendas dhe të huaj. Në Panairin e çelur në zonën historike morën pjesë artizanë, të cilët rishpërfyellonin dhe promovonin vlerat e mjeshtërive të ndryshme, të zejeve dhe kulinarisë.

Pjesëmarrësit në Qilim Fest shprehen se ky aktivitet mes të tjerash transmeton tek fëmijët dhe të rinjtë vlera e larmishme të traditës popullore. Aktivitetet që organizohen në stinën e vjeshtës krahas gjallërimit të qytetit janë edhe ndalesa të preferuara për turistët e shumtë që vazhdojnë të vizitojnë Gjirokastrën.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.