Simeone: "Julian Alvarez, kemi nevojë për të, do të punojmë me të"
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, tha se skuadra e tij ka nevojë për sulmuesin Julian Alvarez dhe do të punojë me të për të rritur performancat e tij.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, tha se skuadra e tij ka nevojë për sulmuesin Julian Alvarez dhe do të punojë me të për të rritur performancat e tij. Simeone tha se Alvarez zhvilloi një ndeshje të rëndësishme dhe mori pjesë në 3 aksione goli, duke dha edhe asist te Giuliano.
Simeone tha se Alvarez pati një rast të artë për të kaluar skuadrën në avantazh 2-1, por nuk mundi të shënojë. Sulmuesi zgjodhi të provonte me një parabël, por topi nuk iu afrua aspak traversës.
Simeone nisi të kryente zëvendësimet njëri pas tjetrit, por vendosi ta mbante argjentinasin në fushë, ndërsa përpiqej t’i jepte zemër dhe i kërkonte të mos e ulte kokën. "E duam shumë dhe kemi nevojë për të. Na duhet Juliáni më i mirë dhe do të punojmë me të", tha Simeone pas ndeshjes.
Në atë që duhej të ishte nata e faljes, sulmuesi dëgjoi sërish vërshëllimat e tifozëve nga shkallët e stadiumit. Futbollisti kishte një ëndërr, por kur iu shfaq përpara Barcelona, përjetoi një natë makthi.