Berisha: E kemi kaluar momentin e fatkeqësisë, tifozët duhet të na përkrahin
Portieri Etrit Berisha foli për gjendjen e skuadrës shqiptare para ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, kujtimet nga përballja e mëparshme me Finlandën dhe rëndësia e mbështetjes së tifozëve.

Gjatë konferencës për shtyp, Etrit Berisha tha se skuadra e Shqipërisë nuk do të marrë ndeshjen me Finlandën si një revansh, por se duhet të fokusohet në ekipin që ka. "Duhet të fokusohemi te ekipi që kemi. Dua ti ftojë të gjithë tifozët të na përkrahin. Do jetë porta e hapur për të gjithë. E rëndësishme ti kemi tifozët afër. Të shkojmë përpara dhe të kemi vendin e parë", tha portieri i kombëtares.
Berisha gjithashtu tha se skuadra e Shqipërisë ka kaluar momentin e fatkeqësisë dhe se gjithçka e kemi në dorën tonë. "Tani gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte moment ku edhe ndryshoi edhe rrjedha e lojës. Ishte edhe pak fatkeqësi. Pranimi i golit e bëri më të vështirë gjithçka. E kemi kaluar atë moment. Gjithçka e kemi në dorën tonë", tha portieri i kombëtares.
Berisha gjithashtu foli për objektivin e vendit të parë dhe kualitetin e Kombëtares. "E kemi parë dhe në ndeshjen e fundit, kemi marrë një mësim shumë të mirë. Me San Marinon p.sh. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Prapë se prapë luajmë në shtëpi. Dëshira është të dalim sa më mirë", tha portieri i kombëtares.