Julian Shehu: Maran na kërkon më shumë presion, loja jonë është bërë më ofensive
Julian Shehu, mesfushori i kombëtares shqiptare, flet për ndryshimet në lojën e skuadrës me ardhjen e trajnerit Rolando Maran dhe rëndësia e dy përballjeve të fundit në Ligën e Kombeve.

Nga “Shtëpia e Futbollit”, në konferencën për shtyp të ditës së sotme, për mediat foli edhe mesfushori Julian Shehu, i cili u ndal te ndryshimet në lojën e skuadrës me ardhjen e trajnerit Rolando Maran, detyrat e reja në fushë dhe rëndësia e dy përballjeve vendimtare.
Unë mendoj se mënyra si po luan ekipi më ofensiv ka dhënë frytet e veta. E rëndësishme është të ndihemi mirë dhe të respektojmë detyrat që na jep trajneri.
Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vetë. Duhet të japim maksimumin. Presioni është pjesë e lojës. Jemi profesionistë dhe të dimë si ta përballojmë. Ta bëjmë lojën për të marrë rezultatin maksimal. Patjetër që është objektiv të jemi në krye.
I vetmi ndryshim është se luajmë në shtëpi. Suporti i tifozëve shtysë e madhe për ne që të marrim maksimumin nga kjo lojë.
Besoj që detyrat kanë ndryshuar për të gjithë ekipin. Të bëjmë presion më tepër. Patjetër që jemi gati të marrim maksimumin në këto dy sfida.
Këto janë zgjedhje që i bën trajneri. Për aq kohë sa je në ekipin kombëtar, do japim maksimumin. Sa herë jemi në fushë do bëjmë maksimumin.