Kronikë
SPAK shton akuzat për Vlora Hysenin
Prokuroria e Posaçme shton akuzat për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Mësohet se prokurorët e posaçëm kanë gjetur disa dokumente gjatë kontrolleve, dhe dyshojnë se përmes një kompanie janë bërë transaksione në emër të të vëllait.