Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, detaje të shumë të rëndësishëm për Vlora Hysenin
Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ka theksuar se rëndojnë edhe dy akuzat tjera, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimi i parave.

Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ka theksuar se rëndojnë edhe dy akuzat tjera, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimi i parave. Sipas Ferhatit, hetuesit kanë gjurmuar tre transferta financiare drejt Gjermanisë, të kryera nga kompani të lidhura me Ergys Agasin drejt subjekteve që dyshohet se kanë lidhje me dy vëllezërit e Hysenit. Ferhati ka theksuar se dy prej transfertave kanë përfunduar në një kompani, ndërsa një transfert tjetër prej rreth 450 mijë eurosh është anuluar. Sipas Ferhatit, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Poshtme, këto shuma mund të kenë burim nga afera e AKSHI-t dhe të jenë përdorur si formë ryshfeti në këmbim të informacioneve dhe mbështetjes për Agasin. Ferhati ka theksuar se sipas Prokurorisë së Poshtme ka dyshime që këto para që janë transferuar drejt Gjermanisë kanë qenë kryesisht para që janë derivuar nga afera në dosjen AKSHI, ku janë bërë manovra nëpërmjet kompanive të lidhura me Ergys Agasin dhe persona të tjerë të cilët kanë rezultuar përgjegjës, për të kaluar si formë ryshfeti dhe korrupsioni drejt njerëzve të Vlora e Hysenit këto shuma të konsiderueshme në këmbim të informacioneve dhe mbështetjes që kjo e fundit i jepte Agasit të paktën gjatë arratisjes që është dokumentuar, por ndoshta edhe kur ai nuk ishte person në kërkim.