Anila Hoxha: BKH mund të ketë kryer përgjime, shkaku zyrtar mbetet sekret për transferimin e Veliajit
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka thënë se BKH mund të ketë kryer përgjime dhe të ketë të dhëna për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në IEVP Fier.

Anila Hoxha tha se shkaku zyrtar i transferimit të Veliajit vijon të mbetet në nivelin e sekretit. Ajo shtoi se BKH mund të ketë të dhëna dhe të ketë kryer përgjime të caktuara, të cilat janë firmosur menjëherë pasi zonja Bodo mori detyrën si shefe e Shërbimit Penitenciar në Shqipëri. Hoxha shtoi se nuk disponoj më shumë informacion, por që informacioni që raportoi është i besueshëm dhe vjen nga burime shumë të sigurta. Ajo shtoi se nëse përgjimet janë ambientale, do të ishin të dyshimta, pasi supozohet që Veliaj ka kryer bisedat me familjarë, por familjarët nuk lejohet që të vëzhgohen dhe të monitorohen gjatë takimeve.