BE-ja akordon 50 milionë euro për sigurinë në Detin e Zi
Bashkimi Europian do të akordojë 50 milionë euro për përshpejtimin e krijimit të një qendre të përbashkët të sigurisë detare në Detin e Zi.

Bashkimi Europian do të akordojë 50 milionë euro për përshpejtimin e krijimit të një qendre të përbashkët të sigurisë detare në Detin e Zi, e cila do të koordinohet nga Rumania dhe Bullgaria. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se projekti duhet të vihet sa më shpejt në funksion dhe se liria e lundrimit në Detin e Zi duhet të rikthehet dhe të garantohet. Nisma vjen pas një serie sulmesh me dronë detarë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë. Qendra e re synon të përmirësojë shkëmbimin e informacionit, monitorimin detar dhe sigurinë e lundrimit në një korridor të rëndësishëm për tregtinë ndërkombëtare, furnizimin me energji dhe eksportet ushqimore të Ukrainës.