Rama në Dublin: “Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara”
Kryeministri Edi Rama ka thamë se Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara pa normalizim me Kosovën, gjatë një fjalës që mbajti në Dublin të Irlandës.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.
Fokusi i takimit është rrugëtimi europian i Shqipërisë, nën temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”. Rama tha se është në një moment kulminant për Shqipërinë, ku mund të kapërcyer kufirin që i ka ndarë nga Europa për shumë kohë.
“Gjërat që dukeshin të pamundura, ngjan se janë të mundura. Do ta kapim këtë moment dhe do të mund të kapërcejmë më në fund kufirin që na ka ndarë nga Europa prej shumë kohësh. Kjo është situata siç e shoh, në një moment kulmor, që nga ana jonë kërkon maksimumin për të përmbushur pritshmëritë e palës tjetër. Europa ka një proces të ndërlikuar vendimmarrje, kërkohen 27 vota. Aty ka një vend si Franca, që kërkon 2/3-tat e votave të parlamentit. Sot për sot jemi në rrugë të mbarë dhe çdo gjë po shkon sipas rregullave. Jemi dakord edhe me KE për këtë”, tha Rama.
Rama tha se ai mendon se 2027-ta është objektiv realist për mbylljen e negociatave dhe se integrimi gradual është qasja e duhur për Shqipërinë. Ai tha se ai ka luftuar për këtë proces për kohë të gjatë dhe se pranimi në mënyrë graduale është një mënyrë për të dhënë kuptim procesit të bazuar në meritë.
Rama tha se Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara pa normalizim me Kosovën dhe se Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën Listë Studentore, por që nuk ka ndonjë hapje për normalizimin me Kosovën.
Rama tha se Shqipëria ka një problem me migracionin dhe se shumë shqiptarë largohen nga vendi, por se kjo është një problem që do të vijë në një moment të caktuar dhe se Shqipëria do të ofrojë njerëzve diçka të ngjashme me mesataren e BE.