Nuk kemi propozuar shtyrjen apo zhvillimin virtual të Samitit të NATO-s në Tiranë, deklaroi Nufi
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë dhe ka thënë se Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen dhe as zhvillimin virtual të Samitit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Ai thekson se deklarata e tij është interpretuar jashtë kontekstit dhe se Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen dhe as zhvillimin virtual të Samitit.
Nufi sqaron se referenca për një takim virtual lidhej vetëm me diskutimin dhe përcaktimin e datës nga liderët e vendeve aleate, ndërsa konfirmon se përgatitjet për organizimin e Samitit në Tiranë kanë nisur tashmë. Ai deklaron se Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen dhe as zhvillimin virtual të Samitit dhe se do ta presin në Shqipëri, ashtu siç është vendosur nga aleatët.