Buxheti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë do të jetë 37 milionë lekë më i madh
Projektbuxheti i vitit 2027 për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë është 218 000 000 lekë, rreth 37 milionë lekë më shumë se buxheti i këtij viti.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Jonid Jorgji tha se në fokus në institucionin që drejton do të jenë kineastët e rinj. Projektet e parashikuara, përfshirë rrijetëzimin e kinemave nëpër qytete, do të rrisin të ardhurat për kineastët, por vetë mazhoranca e kritikuan për mungesën e një raporti, që do të argumentojnë synimet dhe rezultatet e parashikuara.
“Ne si komision nuk kemi një ide të qartë se çfarë bëhet me buxhetin e QKK dhe si përkthehet kjo në punë. Si vijnë të ardhurat. Që të bëjmë një analizë të plotë, a mund të kemi një raport”, u shpreh Loer Kume, deputet i PS.
Gentian Opre, drejtor i analizës dhe programimit buxhetor, tha se do të ketë 4 punonjës më shumë me një shtesë 7.9 milionë lekë. Janë shtuar dhe 20 milionë lekë nga shpenzimet e tjerë korrekte dhe 3 milionë për shpenzime kapitale (pajisje).
Kryetarja e Komisionit njoftoi një mbledhje të posaçme në vijim për të shqyrtuar këtë projektligj me grupet e interesit.