Rusia kërkon të marrë kontrollin e Donbasit dhe të heqë Finlandën nga NATO
Rusia kërkon të marrë kontrollin e Donbasit dhe të heqë Finlandën nga NATO, sipas një artikulli në gazeten gjermane "Bild". Kërkesat ruse përfshijnë edhe largimin e bazave të NATO-s nga Estonia, Letonia dhe Lituania, dhe tërheqjen e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO.

Rusia kërkon të marrë kontrollin e Donbasit dhe të heqë Finlandën nga NATO, sipas një artikulli në gazeten gjermane "Bild". Kërkesat ruse përfshijnë edhe largimin e bazave të NATO-s nga Estonia, Letonia dhe Lituania, dhe tërheqjen e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO. Moska kërkon gjithashtu kontrollin e plotë të Donbasit, përfshirë edhe territoret që aktualisht mbahen nga forcat ukrainase.
Ukraina do të ketë status neutral dhe do të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian do të mbetet e hapur. Portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit do të duhej të çmilitarizoheshin, duke mos u përdorur si baza detare.
Propozimi shtrihet edhe në Moldavi, ku Rusia kërkon krijimin e një republike federale, që do të përfshinte edhe rajonin autonom të Gagauzisë dhe Transnistrinë. Kjo e fundit, së bashku me Gagauzinë, do të mund të mbante referendume për pavarësi në rast të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Evropian.
Moska reagoi duke mohuar vetëm çështjen e Finlandës, por jo pikat e tjera të publikuara në median gjermane. Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha se "Nuk jam në dijeni të kësaj. Jo, nuk është bërë asnjë propozim që Finlanda ose ndonjë vend tjetër të braktisë NATO-n".