Kate Middleton zbulon talentin e fshehtë, lë pa fjalë prezantuesin gjatë transmetimit live
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka zbuluar një talent të ri, duke folur në gjuhën uellsiane gjatë një transmetimi radiofonik, duke lënë pa fjalë një prezantues të njohur.

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka zbuluar një talent të ri, duke folur në gjuhën uellsiane gjatë një transmetimi radiofonik. Ajo dërgoi një mesazh zanor për Owain Wyn Evans, një prezantues i njohur uellsian, i cili po merrte pjesë në një aktivitet bamirësie me biçikletë për organizatën BBC Children in Need. Mesazhi u transmetua më 13 nëntor gjatë emisionit "The Sara Cox Breakfast Show" në BBC Radio 2. Moderatoresha Sara Cox e paralajmëroi se kishte një surprizë mbretërore për të, por habi më i madh shkaktoi fakti se Kate kishte zgjedhur t'i drejtohej në gjuhën e tij amtare. Princesha e Uellsit tha: "Mirëmëngjes, Owain. Jam Catherine. Po bën një punë të shkëlqyer. Vazhdo kështu. Të uroj gjithë të mirat". Reagimi i prezantuesit ishte i menjëhershëm dhe ai komentoi edhe shqiptimin e Kate, duke i thënë moderatores se princesha e kishte folur gjuhën uellsiane në mënyrë të shkëlqyer. Mesazhi tërhoqi vëmendjen edhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues nga Uellsi vlerësuan shqiptimin e princeshës dhe u shprehën të surprizuar nga aftësia e saj gjuhësore.