Çifti shqiptar që u nda vetëm 1 ditë pasi morën shtëpi bashkë
Çifti shqiptar që kishte marrë një shtëpi me qira, u nda vetëm një ditë më pas. Vajza e çiftit e kishte telefonuar agjentit për ta njoftuar se nuk do ta merrnin më banesën, pasi ishin ndarë.

Çifti shqiptar që kishte marrë një shtëpi me qira, u nda vetëm një ditë më pas. Vajza e çiftit e kishte telefonuar agjentit për ta njoftuar se nuk do ta merrnin më banesën, pasi ishin ndarë.
Agjenta e ftuar në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” tregoi një histori të pazakontë. Ajo tha se një çift kishte vendosur të merrte një shtëpi, kishte kryer procedurat e prenotimit dhe kishte bërë kontratën, por vetëm një ditë më vonë gjithçka ndryshoi. Vajza e çiftit e kishte telefonuar për ta njoftuar se nuk do ta merrnin më banesën, pasi ndërkohë ishin ndarë.