Bota

Kryeministri britanik pranon humbjet dhe rihap debatin për kthimin e Britanisë në BE

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryeministri britanik Andy Burnham ka pranuar se Britania ka humbur më shumë sesa ka fituar nga largimi nga Bashkimi Europian dhe ka rihapur debatin për kthimin e saj në BE.

Foto nga burimi: Dhjetë vjet pas Brexit, kryeministri Burnham pranon humbjet dhe rihap debatin për kthimin e Britanisë në BE

Dhjetë vjet pas votës së Brexit, udhëheqësit europianë mirëpresin vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin nëse dihet ose jo të ribashkohet Britania me bllokun evropian, për shkak edhe të një konteksti gjeopolitik më të ashpër në Evropë dhe botë.

Burnham ka krahasuar marrëveshjen e Brexit të Britanisë me "rrrobat e reja të Perandorit", duke thënë se askush nuk e thotë të vërtetën dhe ajo është se Perandori është lakuriq. Ai ka thënë se pa qenë nevoja një Brexit i fortë krijoj barriera për biznesin dhe premtimi për rimarrjen e kontrollit në duart e Londrës, nuk u materializua.

Burnham do të nënshkruaj të premten në samitin mes BE dhe Britanisë marrëveshje të reja për artikujt ushqimor, energjinë dhe punësimin dhe lëvizjen e të rinjve. Për konservatorët e opozitës këto hapa konsiderohen si hapa të Laburistëve për të tërhequr drejt BE nga dera e pasme me ristartimin e marrëdhënieve me Brukselin.

Pas 47 vjetëve në BE, Britania dhjetë vjet më parë u largua nga blloku edhe pse gjatë qëndrimit të saj prej afro gjysmë shekulli ishte rezistent ndaj marrëdhënieve më të ngushta, pasi preferonte lidhje më të ngushta sigurie dhe modele ekonomike më pro-biznesit me Shtetet e Bashkuara. Rihapja e debatit për Brexit u bë në korrik, pasi ky debat ishte zhdukur nga diskursi politik britanik dhe i përngjante një narrative toksike divorci, edhe për kundër faktit se votuesit britanik gjithnjë e më shumë mendonin se Brexit ishte një gabim.

Që nga dalja nga BE, Londra ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Australine, Zelandën e Re dhe Indinë dhe ka kërkuar akses në tregjet e Bashkimit Europian. Padyshim samiti BE dhe Britanisë ditën e premte do jetë histori suksesi për të dyja palët, por pikëpyetje mbetet se nëse dhe çfarë do premtoj kryeministri Burnham laburistëve dhe elektoratit ne manisfestin e partisë së tij në zgjedhjet e 2029-ës.

Sondazhet e britanikëve tregojnë vërtet mbështetje për ribashkimin me BE, por kjo mbështetje ulet së tepërmi kur flitet për kostot e anëtarësimit dhe vitet që do duhen për negociatat e rihyrjes në BE të Britanisë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.