Rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA ka dalë jashtë funksionit
Rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA, i quajtur NSA Net, ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar alarm në qeverinë amerikane. Rrjeti i klasifikuar përdorej për komunikimet e brendshme të agjencisë, por sot nuk funksionon.

Rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA, i quajtur NSA Net, ka dalë jashtë funksionit, sipas gjashtë personave të njohur me këtë çështje, raporton CNN. Rrjeti i klasifikuar përdorej për komunikimet e brendshme të agjencisë, por sot nuk funksionon.
Ndërkohë, qeveria amerikane po punon për të kuptuar përmasat e problemave të NSA-së. Agjencia ka vendosur orare të shkallëzuara për paraqitjen e personelit në punë, duke shtuar se nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik.
Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan thanë se një ndërprerje e NSA Net nuk do të ndikonte në aftësinë e agjencisë për t’i komunikuar informacione urgjente të inteligjencës Presidentit Donald Trump, ndërsa ai po udhëton në Azi me avionin “Air Force One”. Të dyja burimet përshkruan sisteme të shumta rezervë dhe rrjete alternative që qeveria mund t’i përdorë për të komunikuar në mënyrë të sigurt me presidentin.
Ndërprerja në agjencinë më të fuqishme të inteligjencës në Amerikë vjen menjëherë pas disa defekteve të tjera të mëdha teknologjike që kanë prekur linjat ajrore dhe korporata të tjera në mbarë vendin. Më 12 nëntor një ndërprerje e shërbimeve të Microsoft 365 bllokoi gati 24 orë platforma si Outlook dhe Temas. Mes 13 dhe 14 nëntorit, të gjitha fluturimet në rang kombëtar u ndaluan për orë të tëra, pas problemeve teknike në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.
Ndërkohë, një ditë më parë bënat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, si JPMorgan Chase dhe Bank of America, raportuan defekte të përkohshme në sistemet e tyre, duke sjellë ndërprerje të shërbimeve edhe në bankat e tjera. Nuk ka asnjë indikacion se ndërprerjet e NSA-së, trafikut ajror apo Microsoft-it janë shkaktuar nga një sulm kibernetik. Por ato janë shembuj të qartë se si dështimet teknologjike mund të tronditin tregjet dhe potencialisht të kërcënojnë sigurinë kombëtare.