Debati i Ndreçës me Muharremin për zhvillimet në Partinë Socialiste
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin "Shqipëria Live" në Top Channel mes avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca, dhe Alfred Muharremit, lidhur me zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste.

Debati mes Ndreçës dhe Muharremit u ashpërsua kur u diskutua për një deklaratë që, sipas Ndrecës, kryeministri Rama kishte bërë ndaj socialistëve. Muharremi kundërshtoi pretendimin se Rama i kishte fyer anëtarët e partisë. Ndreca e cilësoi një degradim të demokracisë së brendshme në PS mënyrën se si po trajtohet mendimi ndryshe, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po imponon vendimmarrje që nuk janë marrë nga organet e partisë.
Ndreca theksoi se qëndrimet e tij nuk synojnë të dëmtojnë Partinë Socialiste, por të mbrojnë dinjitetin e një socialisti që, sipas tij, po tentohet të përjashtohet në kundërshtim me statutin. Ai konfirmoi se do të vijojë angazhimin politik në zonën ku ka dhënë kontribut, si edhe në zgjedhjet e 9 majit. Ndreca u shpreh se ende nuk kanë diskutuar për temën e angazhimit të Erion Veliajt në zgjedhjet e 9 majit.