Shëruesja shpirtërore e Princeshës Dianë ndërron jetë në moshën 71-vjeçare
Simone Simmons, shëruesja shpirtërore dhe mikesha e besuar e Princeshës Dianë, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

Simone Simmons, shëruesja shpirtërore dhe një nga mikeshat e besuara të Princeshës Dianë, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje. Simmons ishte e njohur për miqësinë e ngushtë me princeshën e ndjerë të Uellsit dhe u bë pjesë e vëmendjes mediatike për pretendimet e saj të bujshme mbi jetën private të Dianës.
Sipas deklaratës së përfaqësuesit të saj, Simmons ndërroi jetë më 15 nëntor, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Miqësia e veçantë me Dianën ishte një pjesë e çmuar e jetës së Simmons, e cila do të kujtohet për besimin, ngrohtësinë dhe bujarinë e saj.
Simmons u njoh me Dianën në vitin 1993, ndërsa punonte si shëruese shpirtërore në klinikën Hale në Londër. Princesha ishte një vizitore e rregullt e klinikës dhe nisi të merrte pjesë në seancat e saj të shërimit energjetik. Mes tyre u krijua shpejt një lidhje e fortë, ndërsa ajo kalonte shpesh kohë në Pallatin Kensington, së bashku me Dianën dhe dy djemtë e saj, princat William dhe Harry.
Simmons pretendonte se kishte arritur të komunikonte me Dianën edhe përtej vdekjes dhe u bë një figurë e diskutuar pas publikimit të dy librave të saj, “Diana: The Secret Years” dhe “Diana: The Last Word”. Në librat e saj, ajo pretendoi se Diana kishte pasur një lidhje pasionante me John F. Kennedy Jr. dhe se princesha kishte provuar kokainën, por ishte shqetësuar se droga mund ta vriste.
Simmons ishte gjithashtu një aktiviste kundër antisemitizmit dhe besimi hebraik dhe bindjet e saj shpirtërore zinin një vend të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo kishte dy mace, Star dhe Gus, ndërsa kjo e fundit ishte adoptuar përmes një organizate për shpëtimin e kafshëve.