Arrestohen 4 persona në Tiranë për qarkullim me armë zjarri në automjet të blinduar
Policja e Tiranës ka arrestuar 4 persona, mes tyre 2 ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar tip "Audi".

Gjatë kontrolleve pranë stadiumit "Arena Kombëtare", policia gjeti dy pistoleta dhe sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato të policisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë konstatuar një automjet të markës "Audi", me të cilin qarkullonin 4 shtetas.
Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zeza, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.
U bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", i shtetasve E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit shtetas.