Kuvendi fut në rend dite lirimin nga detyra të kryetarit të AKEP
Kuvendi i Shqipërisë ka futur në rendin e ditës lirimin nga detyra të kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, me propozim të deputetit Taulant Ballë.

Kuvendi i Shqipërisë ka futur në rendin e ditës lirimin nga detyra të kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, me propozim të deputetit Taulant Ballë. Ky propozim u takua me reagimin e opozitës, e cila kundërshton këtë lëvizje. Sipas deputetit Sali Berisha, nuk mund të kalohet përpara pa dëgjuar një kundër nga opozita. Përgjigja e deputetit Peleshi ishte se në kohën e propozimit, nuk pati kërkesë nga opozita për të folur.
Gentian Sala u largua nga detyra e tij pak ditë më parë. Deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, detyra do t’i besohet anëtarit më të vjetër të Këshillit Drejtues të AKEP-it, i cili do të komandohet përkohësisht në krye të institucionit.