Berisha dhe Gonxhe përplasen në Kuvend për vizatimin e makinës së Enver Hoxhës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, u përplasën në seancën plenare të Kuvendit për vizatimin e makinës së Enver Hoxhës nga Gonxhe kur ishte fëmijë.

Në seancën plenare të Kuvendit, Sali Berisha ironizoi Blendi Gonxhen për mënyrën sesi kishte hyrë në Liceun Artistik gjatë periudhës së diktaturës. Berisha pretendoi se Gonxhe kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës dhe kështu kishte hyrë në shkollë. Gonxhe pranoi se kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës kur ishte fëmijë, por mohoi të kishte përfituar nga njohjet për të hyrë në shkollë.
Berisha tha se Gonxhe ishte një shkatërrimtar i arsimit në Shqipëri dhe se kishte hyrë në lice për pikturë nëpërmjet njohjeve. Ai tregoi se babai i Gonxhes, Agim Gonxhe, kishte shtyrë djalin e tij të vizatonte Mercedesin e Enver Hoxhës dhe kështu kishte hyrë në lice.
Gonxhe u përgjigj duke thënë se ngjarja kishte të bëjë vetëm me një fëmijë 8 vjeç në Palorto të Gjirokastrës, ku ai banoja. Ai tha se kishte vizatuar që nga mosha 3 vjeç dhe se ishte një nga talentet e tij. Gonxhe pretendoi se kishte hyrë në lice me meritë dhe se nuk i kishte hyrë në hak askujt.