Berisha dhe Braçe përplasen në Kuvend për protestat kundër Qeverisë
Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe u përplasën në Kuvend për protestat kundër Qeverisë, me fjalë të ashpra dhe akuza reciproke.

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe janë përfshirë në replika të ashpra në Kuvend, lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër Qeverisë. Braçe, duke e quajtur Berishën me ironi një "luan", i përmendi ish-kryeministrit thirrjet e protestuesve në Tiranë "Rama në burg, Berisha në burg".
Berisha nga ana tjetër, e "këshilloi" Braçen që të vishë fustanin e Elisa Spiropalit, duke thënë se Qeveria po ndryshon formën e trotuareve, vetëm që protestuesit sipas tij, mos të përdorin pllakat e trotuareve për të sulmuar institucionet. Berisha akuzoi qeverinë për provokacione dhe thirri të ndalohet ngritja e trotuareve, duke parë në këtë një përpjekje për të nxitur dhunën.