Berisha kundërshton aktin normativ për protestat: "Mos ja lini këtë turp të madh parlamentit"
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar sot në Kuvend aktin normativ për protestat, duke thënë se asnjë akt normativ nuk mund të kufizojë të drejtat e qytetarëve të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut.

Kreu i PD, Sali Berisha, kundërshtoi sot në Kuvend aktin normativ për protestat, duke thënë se asnjë akt normativ nuk mund të kufizojë të drejtat e qytetarëve që janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Gjatë fjalimit të tij, Berisha i bëri thirrje kryeparlamentarit, Niko Peleshi, që të heqë votimin e aktit normativ nga rendi i ditës, duke thënë: "Mos ja lini edhe këtë turp të madh këtij Kuvendi".
Berisha theksoi se ky akt normativ është cinizmi më i madh ndaj të rinjve që u trajtuan në mënyrë shtazarake për interesat jetike të çdo qytetari shqiptar. Ai gjithashtu tha se qytetarët nuk kanë faj se partia në pushtet është parti krimi dhe se ata kanë tmerr nga krimet e tyre. Berisha u tha se fundi i tyre është i afërt dhe se sovrani do të flasë në fund.