Replika të forta në Kuvend midis Berishës dhe Braçes
Një debat i ashprë ka ndodhur në Kuvend midis kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetit socialist Erion Braçe, duke shkëmbyer fjalë të forta mbi protestat kundër Qeverisë.

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe janë përfshirë në replika të ashpra në Kuvend, lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër Qeverisë. Braçe e quajti Berishën me ironi një ‘luan’ dhe i përmendi thirrjet e protestuesve në Tiranë ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. Ai pyeti pse Berisha nuk thërret këto fjalë në Kuvend, duke e cilësuar këtë si një problem moral.
Berisha nga ana tjetër, e ‘këshilloi’ Braçen që të veshë fustanin e Elisa Spiropalit, duke thënë se Qeveria po ndryshon formën e trotuareve për të parandaluar sulme ndaj institucioneve. Ai akuzoi qeverinë për provokime të ulëta dhe fyeje ndaj qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, duke kërkuar të ndalohet ngritja e trotuareve.