Momenti kur i riu i ikën policisë te Parku Rinia
Policia ka ndërhyrë në një situatë të tensionuar në zonën përreth Parkut Rinia në Tiranë, duke kapur një të ri dhe duke shkaktuar reagim nga protestuesit.

Policia ka ndërhyrë në një situatë të tensionuar në zonën përreth Parkut Rinia në Tiranë, duke kapur një të ri dhe duke shkaktuar reagim nga protestuesit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit janë afruar menjëherë protestues të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë. Në mes të situatës së krijuar, i riu ka arritur të largohet me vrap, duke u shkëputur nga efektivët e policisë. Ngjarja është zhvilluar në një moment tensioni, ndërsa në zonën përreth Parkut Rinia vijon prania e protestuesve dhe e forcave të rendit.