Protestuesit sulmojnë selinë e PS-së në Tiranë me gurë dhe molotovë
Protestuesit kanë sulmuar selinë e Partisë Socialiste në Tiranë me gurë dhe molotovë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tensionet janë rikthyer pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të godinës. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të shpërndarë turmën.
Sasia e gazit të hedhur ka bërë që protestuesit të largohen nga zona, duke e zhvendosur përplasjen drejt rrugëve përreth. Pas ndërhyrjes së policisë, turma është shpërndarë në disa drejtime, me grupe protestuesish që janë drejtuar nga rruga e Kavajës, zona pranë Bankës së Shqipërisë dhe Katedrales Ortodokse.
Situata pranë selisë së PS-së është qetësuar pas largimit të demonstruesve nga zona, ndërsa zhvillimet e mbrëmjes në kryeqytet vijojnë të karakterizohen nga tensione dhe përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit.