Aktualitet
Protesta përfshin edhe Milotin, të rinjtë u vënë flakën gomave në anë të rrugës
Protesta e të rinjve në Shqipëri vazhdon, duke përfshirë edhe qytetin e Milotit.

Protesta e të rinjve ka përfshirë edhe qytetin e Milotit, ku një grup të rinjsh kanë dalë në protestë. Të rinjtë ndodhen në krah të rrugës, ku në duar mbajnë edhe flamurin kombëtar shqiptar. Në shenjë revolte, u kanë vënë flakën disa gomave, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve t’u bashkohen.