Policia reagon kundër alarmit për bombë në institucionet shtetërore
Policia e Shtetit ka reaguar kundër alarmit për bombë në disa institucione shtetërore, duke iu dërguar një email kërcënues për vendosjen e lende shpërthyese dhe kryerjen e sulmeve terroriste. Emaili u dërgua nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Sipas Policisë, nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Autoritetet sqarojnë se menyra e dërgimit të mesazhit paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur kërcënime të tilla janë dërguar përmes adresave elektronike të komprometuara të studentëve jashtë vendit.
Policia bën të ditur se po vijojnë verifikimet dhe veprimet hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.