"Sot bombë në disa ndërtesa, ajo që do të përjetoni është vetëm fillimi", zbulohet adresa nga u dërgua mesazhi kërcënues në institucionet shqiptare
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve kërcënuese, të dërguar në disa adresa institucionesh, që përmbajnë kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Nga verifikimet paraprake, rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit. Strukturat e Policisë shtetërore po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autentici

Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve kërcënuese, të dërguar në disa adresa institucionesh, që përmbajnë kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Nga verifikimet paraprake, rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit. Strukturat e Policisë shtetërore po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.