Aktualitet
Bie "qetësia" në Tiranë, policia nuk gjen dot grupimet e protestuesve
Protestuesit shpërndanë me shpejtësi, policia nuk lokalizon dot grupimet e dhunshme

Ndërsa u shënuan disa përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, në këto momente ka një situatë të qetë dhe njëkohësisht të çuditshme në Tiranë. Pas sulmit në Gjykatën e Apelit dhe fillimit i shoqërimet nga policia, protestuesit u shpërndanë me shpejtësi. Duhet të jetë se policia nuk po i lokalizon dot grupimet e protestuesve të dhunshëm, ose këta të fundit janë zhvendosur në zona “të mbrojtura”. Një grup i vogël protestuesish ndodhet aktualisht para Parkut Rinia.