Pacaj: Protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë
Deputeti i PS-së, Ermal Pacaj, deklaroi se protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë, duke i kundërshtuar këtë deklarata të ftuarit e tjerë në panel.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i PS-së, Ermal Pacaj, u shpreh se protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Deklarata e tij u kundërshtua nga të ftuarit e tjerë në panel, të cilët argumentuan se protestuesit i kanë të qarta kërkesat e tyre. “Duhet të ndajmë nëse kemi të bëjmë me mosbindje civile apo me dhunë, sepse janë dy gjëra të ndryshme. Mosbindja civile nuk është dhunë, ndërkohë që ne kemi parë dhunë. Cilat janë arsyet e kësaj proteste? A është vazhdim i asaj proteste 100-ditore apo, siç po ndodh në Evropë? Mendoj se duhet të kemi dialog. Por problemi është që protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë”, tha deputeti i PS-së.