"Studentët kanë gjithmonë të drejtë", profesori Fuga: Mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë
Profesor Artan Fuga shpreh mbështetje për studentët dhe i thotë që ata nuk janë të dhunshëm dhe nuk duan vetëm të ardhme, por ata janë e ardhmja e vendit dhe shpresa e emancipimit të shoqërisë shqiptare.

Profesor Artan Fuga shprehet në një postim në rrjetet sociale se studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe nuk duan vetëm të ardhme, por ata janë e ardhmja e vendit dhe shpresa e emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ai thotë se ata nuk dhunojnë njeri dhe mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë. Fuga shpreh se ai është i sigurt se studentët e tij nuk janë të dhunshëm dhe nuk kanë prirje psikologjike të dhunshme. Ai thotë se ata kanë shfaqur prirje për të vuajtur në heshtje për vështirësitë e jetës dhe ankthin për të ardhmen, por nuk kanë kërkuar me insistim, me mobilizim studentor të drejtat e tyre. Fuga thotë se studentët nuk iu intereson dhuna në shoqëri sepse ata janë të zotët për të çarë në një konkurrencë paqësore me të tjerët në karrierë. Ai thotë se ata nuk kanë marrë dhe as përvetësuar kurrë mësime për dhunë nga ai dhe nga kolegët e tij. Fuga thotë se ai është i sigurt se çdo dhunim i studentëve të tij, apo ndalim i tyre pa prova, çdo trajtim jo në bazë të ligjit të çdo studenti, pa dyshim është jo vetëm i tejskajshëm, i pavlefshëm dhe shumë i dëmshëm nga ana shoqërore. Ai thotë se studentët kanë nevojë të dëgjohen dhe ka dhjetëra mënyra paqësore, të respektueshme, për t’u vënë veshin kërkesave të tyre sociale, ekonomike, pedagogjike madje edhe politike. Fuga thotë se politika deri tani i ka gënjyer dhe asgjë nuk ka bërë nga premtimet e disa viteve më parë dhe qeverisja shkon deri aty sa ende nuk ka një statistikë të papunësisë intelektuale, ende nuk vepron meritokracia për të promovuar në vende pune më të mirët dhe ende nuk ka një parashikim nga qeverisjet për profesionet intelektuale për dhjetë vjetët e ardhshëm në vend.