Studentët i kthejnë përgjigje Ramës në karriget që Kryeministria i nxorri jashtë për dialog
Studentët në Tiranë kanë reaguar ndaj karrigave të vendosura jashtë Kryeministrisë për të promovuar dialogun.

Pak para nisjes së protestës së studentëve në Tiranë, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në mënyrë simbolike, përmes të cilave kryeministri u bën thirrje të rinjve për dialog. Sipas pamjeve, karriget janë vendosur në formë sfere dhe mbi to ka një mbishkrim ku shkruhet “Dialog”. Ndërkohë, pas vëzhgimit nga një numër i vogël protestuesish, ata kanë reaguar duke shkruar mbi letrën me mbishkrimin “Dialog” fjalën “Dorëheqje”. Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.