Prengaj: Rusia përpiqet të shtojë ndikimin në Shqipëri përmes luftës hibride
Ish-ambasadori Albert Prengaj ka ngritur shqetësimin për ndryshimet në rendin botëror dhe ndikimin e tyre në rajonin e Europës Juglindore.

Ish-ambasadori Albert Prengaj ka ngritur shqetësimin për ndryshimet në rendin botëror dhe ndikimin e tyre në rajonin e Europës Juglindore. Ai ka paralajmëruar për përpjekjet e Rusisë për të shtuar ndikimin e saj përmes luftës hibride. Prengaj ka bërë një paralelizëm me zhvillimet në Francë, duke shprehur shqetësimin për atë që e cilëson si prirje anarkike dhe ndikim të grupeve që, sipas tij, mbështeten në doktrina civilizuese joeuropiane.
Prengaj ka thënë se këto zhvillime duhen parë në kontekstin e përpjekjeve për të dobësuar trupin politik shqiptar dhe për të penguar rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ai ka deklaruar se rendi botëror ka pësuar rupturë dhe se flitet për një Euroazi nën kontrollin rus dhe dobësim të ndikimit të SHBA-së dhe forcës lundruese atlantike të Amerikës dhe Unionit Europian.
Prengaj ka shtuar se Rusia përpiqet të shtojë ndikimin e saj përmes luftës hibride në Juglindje të Europës. Ai ka thënë se jemi duke parë një turbullirë që po ndodh ditë me radhë në Shqipëri dhe bashki të tjera, ku shfrytëzohet pakënaqësia qytetare, e studentëve dhe e ambientalistëve, por, duke përcjellë veprimet e këtyre grupeve, veprime anarkike që ngjajnë me ato në Francë, veprime të grupeve që i takojnë dogmave civilizuese jo europiane.
Prengaj ka konkluduar se flasin qartë që Shqipëria është halë në sy dhe duan që rrugëtimi në BE të pamundësohet dhe trupi politik shqiptar të dobësohet dhe t’i humbasë relevancat.