LIVE/ Protesta në Tiranë: Molotovë dhe gurë kundër Kryeministrisë
Protesta e nëntë e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, e cila nisi mërkurën, vazhdon me sulmet kundër Kryeministrisë.

Protesta e nëntë e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, e cila nisi mërkurën, vazhdon me sulmet kundër Kryeministrisë. Sot, pedagogët i janë bashkuar studentëve, duke u mbledhur para Kryeministrisë. As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.
Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, por nuk ka pasur incidente. Deri tani (ora 16:00) nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë. Pas 3 orëve e gjysëm në qetësi e pa incidente, rreth orës 18;00 protestuesit para Kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt Kryeministrisë.