Dialogu pas hurit pa kuptim, pedagogia: Guri i studentëve është revolta se kërkesat e tyre s’po marrin zgjidhje
Pedagoga Doriana Musai deklaroi se dialogu i kryeministrit pas hurit ndaj fëmijëve dhe studentëve nuk ka kuptim, dhe se guri i studentëve është revolta për kërkesat e tyre që nuk marrin zgjidhje.

Pedagoga Doriana Musai, e ftuar në emisionin Prime News24, komentoi protestat e studentëve dhe deklaroi se dialogu i kryeministrit pas hurit ndaj fëmijëve dhe studentëve nuk ka kuptim. Ajo shtoi se guri i studentëve është revolta se kërkesat e tyre nuk po marrin zgjidhje. Musai theu se të rinjtë janë frikësuar në mënyrë të tmerrshme dhe se fëmija që përndiqet humbet besimin tek institucionet e rendit. Ajo shtoi se dialogu pas hurit nuk ka më kuptim dhe se kjo tregon shumë për forcat e rendit.