Aktualitet
Dita e 10 e protestës studentore: Një grup qytetarësh vazhdon qëndrimin para Kryeministrisë
Protesta studentore që filluan dy ditë më parë vazhdon në Tiranë, me një grup qytetarësh që vazhdon qëndrimin para Kryeministrisë.

Një grup protestuesish vazhdon qëndrimin në bulevardin "Deshmoret e Kombit" në sheshin para Kryeministrisë. Situata deri më tani është e qetë dhe nuk është regjistruar asnjë incident mes forcave të policisë dhe protestuesve. Kjo është protesta e dhjetë studentore që po zhvillohet në Tiranë. Kësaj proteste prej dy ditësh janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar edhe bojkot të procesit mësimor. Më herët gjatë ditës studentët refuzuan sërish kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.