Aktualitet

Protesta e shtunë: Policia ka hartuar një plan operacional për të përballuar situatën

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje të reja rreth protestës që do të mbahet ditën e shtunë. Ai ka thënë se struktura të Policisë shtetërore kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe po hartojnë një plan operacional për të përballuar situatën.

Foto nga burimi: Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, në një lidhje live nga protesta para Kryeministrisë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka zbuluar detaje të reja lidhur me protestën e njoftuar ditën e shtunë. Ferhati tha se struktura të Policisë shtetërore kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe po hartojnë një plan operacional për të përballuar situatën.

Ferhati bëri me dije se policia ka arritur të identifikojë grupet e komunikimit ku koordinohen të rinjtë. Këto kanale aplikacionesh, kryesisht në Telegram, tashmë ndodhen nën monitorimin e rreptë të policisë.

“Nisur nga ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, policia ka marrë informacion dhe ka thirrje në fakt publike në rrjetet sociale për një organizim ditën në shtunë në datën 24 për një protestë ku është ftuar madje dhe diaspora.

Sigurisht nisur nga këto thirrje, policia ka marrë masat për të shtuar numrin e forcave të policisë që sot kanë qenë më pak absolutisht nisur dhe nga numri i ulët i protestuesve, për të patur gjithashtu edhe një plan operacional më konkret lidhur me protestën e ditës së shtunë.

Pasi policia ka arritur në fakt të identifikojë grupet e komunikimit ku organizohen këto të rinj, këto grupime lidhur me protestat. Po ashtu është publik publikuar edhe një investigim i Fox News i cili ka zbuluar edhe rrjetin global të kaosit siç njihet ku janë 101 organizata nga nëntë vende mes tyre edhe ajo që njihet si ‘Antifa’.

Ku koordinohen pra grupet e të rinjve pikërisht në këta kanale komunikimi në Telegram të cilat tashmë monitorohen edhe nga policia shqiptare, është bërë një thirrje për një riorganizim të atij që njihet si akti i dytë më 24 tetor ku pak a shumë skenat të cilat kemi parë në Tiranë i kemi parë dhe në qytete të tjera të Europës nga Parisi”, tha Ferhati.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.