Bylykbashi: Kemi marrë masa për të ndalur protestën
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka thënë se kemi marrë masa për të ndalur protestën studentore dhe se reagimi i policisë shqiptare është më i tërhequr.

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestës studentore dhe reagimit të forcave të rendit. Ajo ka bërë një paralelizëm me mënyrën se si policia ndërhyn në vende të tjera europiane si Franca apo Italia, duke nëvizuar se shifrat zyrtare tregojnë se reagimi i policisë shqiptare ka qenë e tërhequr.
Ajo ka thënë se policia e shtetit është një strukturë që tregon sigurinë edhe rendin kushtetues në këtë vend dhe se është shumë e rëndësishme që ta themi këtë gjënë sepse është jetesa jonë e përbashkët në këtë Shqipëri. Ajo ka shtuar se reagimi i policisë shqiptare është më i tërhequr dhe se shifrat zyrtare tregojnë këtë gjë. Ajo ka përmendur se shifrat tregojnë një gjë më shumë, tregojnë që reagimi i forcave të policisë në Shqipëri është më i tërhequr.