Protesta në Tiranë, një ditë e qetë dhe pa tensione
Protesta e 10-të në Tiranë mbeti e qetë dhe pa tensione, me vetëm disa incidente të vogla mes protestuesve dhe policisë.

Dita e 10-të e protestës në Tiranë u zhvillua pa tensione të mëdha, me vetëm disa incidente të vogla mes protestuesve dhe policisë. Të rinjtë, që ishin në krye të protestës, u bashkuan me pedagogë të universiteteve publike dhe private, duke e cilësuar sheshin e protestës si auditorin më të madh të demokracisë. Akademikët thanë se protesta është kundër të gjithë klasës politike dhe se organizmi i tyre është i pavarur. Përballja më e rëndësishme mes palëve u zhvillua në bulevardin kryesor të Tiranës, ku një grup protestuesish sulmoi me gurë efektivët që ndodheshin në shesh, të cilët u kundërpërgjigjën me ujë.