VIDEO: Dhuna ndaj një shtetaseje në Shkodër, 18-vjeçari në pranga
Procedohen penalisht një 18-vjeçari në Shkodër për shkeljen e ligjit për dhunë fizike ndaj një shtetaseje.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social "JOQ", ku shfaqet një shtetas që dyshohet se ushtron dhunë fizike ndaj një shtetaseje, në pedonalen "Kolë Idromeno", Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet procedurale për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin e përfshirë.
Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.F., 18-vjeçar, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases P.H., 46-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".