Aktualitet

Karamuço: Protesta nuk është çështje shqiptare, por ndërkombëtare

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Profesor Ervin Karamuço deklaroi se protesta nuk është çështje shqiptare, por ndërkombëtare, duke përmendur se Franca po fut ushtrinë dhe Italia ashtu.

Foto nga burimi: “Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço debaton me Kalanë: Do i gjej shteti, pa merak

Profesor Ervin Karamuço, në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, tha se në 36 vite ne thjesht përsërisim histori, fenomene, qoftë dhe shpërblimet. Ai foli për shpërblimin prej 2500 euro për policët në frontin e protestës nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është një mënyrë për t’i motivuar, por sipas tij, nuk është zgjidhja.

“Ne na ka rënë goja në këtë studio, duke thënë rritni pagat. Edhe ata kanë të njëjtat probleme si protestuesit”, tha Karamuço. Sipas tij, në protestë ka dhunë nga të dy krahët.

“Këtu i besojmë një shteti, shtetit të së drejtës. Ajo këmba e thyer, qoftë e policit dhe protestuesit. Janë trauma shumë të rëndë për fëmijët dhe për ne. Ne diskutonim një natë për dhunën këtu, e aty shikonim duke gjuajtur. Kam një ritual në mëngjes, në bulevard shoh dy drejtues të policisë, i them uluni, a jeni në vete, se thonë policia, jo oficeri. Policia nuk e meriton një njollë të madhe për ata që bëjnë ata”, u shpreh Karamuço.

I pyetur nga Grida Duma se “çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë?”, Karamuço u shpreh se “nuk është çështje shqiptare, por ndërkombëtare”.

“Franca po fut ushtrinë, Italia po ashtu, në Shqipëri kemi elementë Antifa-s, do t’i përngjajë”, tha ai. Këtu ndërhyri Aulon Kalaja i cili e pyet si ku ka Antifa?

“Kam mendimin tim, do ti përngjajë, i shoh me maska”, u përgjigj Karamuço. Kalaja: 15-vjecarët? Ata nuk e kanë idenë ça është Antifa.

Karamuço: Zoti Kalaja ramë dakord me ca thamë pak më parë

Karamuço: A ka mundësi të them diçka. Duan ti përngjajnë.

Kalaj: Doni të njollosni protestën, është si me fol Edi Rama.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.