Protesta/ Ish-prokurori Karanxha: Protesta është një pjesë e një lëvizjeje më të madhe
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka thënë se roli i Lëvizjes Bashkë në protestë është i vogël dhe se duhet të verifikohen lidhjet e mundshme me veprimet e tyre.

Protesta e Lëvizjes Bashkë është një pjesë e një lëvizjeje më të madhe, sipas deklaratës së ish-prokurorit Ervin Karanxha. Ai ka theksuar se pakënaqësitë që kanë nxitur protestën janë të shumta dhe nuk lidhen vetëm me qeverisjen aktuale. Karanxha ka përmendur meritokracinë dhe reformën në drejtësi si një nga çështjet që kanë ngritur protestën.
“Roli i lëvizjes Bashkë në protestë është shumë i vogël. Mund të jetë pjesë. Por në rast se ka lidhje apo elementë të veprës konkrete të shihen të verifikohen. Por protesta është një pjesë, sepse nuk do të thotë që protesta është Arlind Qori. Kryeministri kishte thënë që duhet të japin dorëheqje drejtorë. Pra meritokracia që është ngrit në Protestë është diçka që ekziston. Pra duhet parë dhe nuk mendoj që roli i zotit Qori është i tillë në protestë. Ne e kemi diskutuar edhe për një pjesë të pakënaqësisë të reformës në drejtësi. Por duhet të jemi të qartë për publikun sepse protesta është për 36 vjet nuk bëhet fjalë vetëm për këtë qeverisje. Shkatërrimi është bërë para, është një politikë 36 vjet. Tani është kjo pjesë, janë kërkesat e studentëve , nuk u plotësuan. Janë një sërë shkaqesh për 35 vite dhe këtu duhet të jemi të qartë”, tha ai.