Tre persona arrestohen për shisjen e kokainës në Burrel, sekuestrohet drogë dhe fishekë
Tre persona janë arrestuar në Burrel për shisjen e kokainës, sekuestrohet drogë dhe fishekë.

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, të zhvilluar nga Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat. Të arrestuarit dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.