Kronikë

Kapet 47-vjeçari që plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar dhe i vuri në kërkim

1 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Policia e Lezhës ka arrestuar një 47-vjeçar që plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar dhe i vuri në kërkim. Ai ishte kapur në tentativë për të dalë jashtë shtetit.

Foto nga burimi: Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Kapet 47-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin K.N 47 i cili plagosi me armë një 22-vjeçar, 3 muaj më parë. Ai ishte kapur teksa tentonte të largohej nga vendi.

Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.

Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, mësimin e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilin edhe i ka vjedhur automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.