Aktualitet
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 11-të të protestës
Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke u bashkuar me protestën në ditën e 11-të.

Studentët e Mjekësisë kanë nisur këtë të premte marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 11-të të protestës në Tiranë. Të veshur me uniformat e bardha dhe me maska kirurgjikale, studentët janë drejtuar drejt godinës së qeverisë për t’iu bashkuar tubimit. Protestës i janë bashkuar edhe disa pedagogë, të cilët kanë dalë para Kryeministrisë.