Sindikata e Artistëve do të bashkohet me protestën e studentëve në Shqipëri
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë do të bashkohet me protestën kombëtare të 24 tetorit në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do të bashkohet me protestën kombëtare të 24 tetorit në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët. Pjesëmarrja në protestë lidhet me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit, por edhe me mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve. Kërkesat e sindikatës përfshijnë pagat dhe pensionet dinjitoze, siguria në punë, mbrojtja sociale dhe liria për të folur pa frikë. Sindikata thekson se misioni i saj kërkon të qëndrojë pranë njerëzve dhe të ngrejë zërin për mbrojtjen e dinjitetit të tyre. "Nesër do të jemi në shesh, aktivisht dhe paqësisht, me artin, kulturën dhe fjalën e lirë në krah të qytetarëve. Me besimin se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme që u jep të rinjve arsye për të qëndruar dhe shpresë për të ecur përpara", thuhet në deklaratë. Thirrja për pjesëmarrje përmbyllet me mesazhin: "Bashkë për dinjitet, për të drejta dhe për një të ardhme me shpresë!".