Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë betejën politike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të vijojë betejën politike pas humbjes së listës së tij në zgjedhjet parlamentare. Ai pranoi se lista e tij, „Serbia e Bashkuar”, ka humbur përballë Listës Studentore, e cila, sipas përllogaritjeve të tij paraprake, pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa kampi i Vuçiçit rreth 105 mandate. Pavarësisht humbjes, Vuçiç u shpreh krenar për atë që ka arritur politikisht, ndërsa paralajmëroi se pas rezultatit zgjedhor mund të ketë largime nga radhët e mbështetësve të tij. Deklaratat vijnë pas një dite të tensionuar zgjedhore në Serbi, ku Lista Studentore është shfaqur si sfida kryesore politike ndaj pushtetit të drejtuar prej Vuçiçit. Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e re të parlamentit.