Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës dhe raste të tjera të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Me 67 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje, duke vënë theksin te përgjegjësia institucionale për parandalimin e tyre. Përmes kësaj rezolute kërkohet reagim më serioz nga institucionet ndaj rasteve të dhunës, trajtim i çdo raportimi dhe marrje e masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e saj. Rezoluta synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe garantimin e mbrojtjes për viktimat, veçanërisht gratë dhe fëmijët, duke siguruar qasje në mbështetjen dhe shërbimet e nevojshme.