Masakër në Etiopi, mbi 60 të krishterë të vrarë në rajonin Oromia
Mbi 60 persona janë vrarë në sulmet ndaj komuniteteve të krishtera në rajonin Oromia të Etiopisë, ndërsa dhjetëra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të pasigurisë.

Mbi 60 persona janë vrarë në sulmet ndaj komuniteteve të krishtera në rajonin Oromia të Etiopisë, ndërsa dhjetëra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të pasigurisë. Mes viktimave raportohet se janë edhe pesë fëmijë, ndërsa rreth 20 shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga zjarri.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se sulmet ndodhën në disa zona të rajonit Sirka dhe u përshkruan si një pritë nga banorët e zonës. Autoritetet rajonale kanë premtuar masa ndaj përgjegjësve, ndërsa dyshimet janë drejtuar nga një aleancë e re rebele që përfshin edhe Ushtrinë Çlirimtare të Oromos. Kjo e fundit nuk ka komentuar për sulmet e fundit, por ka mohuar përfshirjen në incidentet e ngjashme.
Dhuna ka shtuar shqetësimet për sigurinë e komuniteteve fetare në rajon, ku prej vitesh raportohen sulme ndaj civilëve. Përfaqësues të Kishës Ortodokse kanë paralajmëruar për përkërcim të situatës dhe kanë kërkuar ndërhyrje më efektive nga autoritetet. Ndërkohë, raportime të mëparshme kanë dokumentuar sulme edhe ndaj komuniteteve myslimane, duke ngritur shqetësimet për dimensionet etnike dhe fetare të konfliktit.